Asamblistja Alijaj ngre fort zërin për qytetarët e Gjakovës
Valentina Alijaj, asamblistja nga radhët e NIsmës Socialdemokrate në Komunën e Gjakovës, dje në mbledhjen e Kuvendit Komunal, ku është diskutuar për projektbuxhetin 2019, ka parashtruar një sërë projektesh ku ajo i ka paraqitur si nevoja imediate të qutetarëve.
Këtu mund ta lexoni fjalimin e saj të plotë:
Sot po debatojmë për disa pika të rendit të ditës por për mua si asambliste e Nismës Socialdemokrate, piksynimin e kam dhe do të përqendrohem në Draft Buxhetin për vitin 2019.
Në këtë buxhet kërkojë që të indahen mjete investuese edhe për disa projekte që janë mëse të domosdoshme dhe vitale për qytetarët e disa fshatrave të Rekës së mirë. Konkretisht është mëse e domososhme që të ndahen mjete buxhetore për përfundimin e rrjetit të ujit të pijës në fshatin Hereq, Planqor, Dujakë, Firaj, Novosellë dhe në Dobrixhe.
Këtë kërkoj domosdoshmërisht edhe nga Komuna por edhe nga “Radoniqi”, sepse përderisa me ujë të pjës nga liqeni Radoniqi furnizohen banorët e Rahovecit e Prizrenit që janë më dhjetra kilometër larg si është e mundur që fshatrat breg liqent të mos furnizohen me ujë të pijës.
Kjo i bije, që njerëzit si thonë “Të jetosh në mes të liqenit dhe të vdesësh për ujë”.
I nderuar, kryetar në tabelën e projekteve thuhet se do bëhet edhe asfaltimi i rrugës në fshatin Hereq, kurse në këtë fshat janë dy rrugë të paasfaltuara dhe nuk është cekur se cilat rrugë. Rruga e UÇK-së e cila ka një rëndësi dhe vlerë të veçantë për banorët e fshatit Hereq dhe gjithë Kosovën e që mund të cekim që gjatë luftës së fundit është bërë kalimi i gjithë armatimit të Kosovës nga luftetarët tonë dhe gjatë kësaj kohe janë rënë edhe në prit nga forcat Serbe kurse po të llogaritësh për kokë banorëve të Gjakovës, fshati Hereq ka më së shumti dëshmorë më konkretisht 22 dëshmorë dhe 15 viktima civile, gjithashtu vlenë të theksohet dhe rruga Muharrem Isufi e cila për banorët në afërsi, asfaltimi i kësaj rruge është shumë e nevojshme, andaj në emër të Nismës Socialdemokrate kërkoj që në radhë të projekteve infrastrukturore të jenë prioritet duke ditur peshën dhe domosdoshmërinë për banoret e këtij fshati.
Ndërsa, kërkojë nga kryetari Gjini që të veçohet një vijë buxhetore në buxhetin e vitit 2019, më saktë të ndahen mjete edhe për ndërtimin e kanalit të ujitjesë për tokat e fermerëve të fshatrave Dujakë, Novosellë, Firaj e Dobrigje, pasi një kanal i tillë është i ndërtuar për një pjesë të banorëve të fshatit Planqor e për të cilin është shfrytëzuar fshati Dujakë nga pushteti lokal në mandatin e kaluar për interesa personal ndërsa banorëve të fshatërave përreth nuk ju lejohet të kenë kyqje në të andaj kërkoj që të ju jepet e drejta edhe fshatrave përreth dhe të kenë kyqje në këtë kanal të ujitjes.
Në Draft buxhetin për periudhën 2019-2021, kërkoj të hyn edhe një kërkesë tjetër, që ka të bëjë me ndërtimin e kanalizimit dhe impiantin e ujërave të zeza. Ne po organizojmë aksione vullnetare e po mobilizohem e gjithë Kosova që ta pastrojmë vendin tonë nga mbeturinat, të pastrojmë ambientin nga plehërat, ndërsa nga ana tjetër në prag të shtëpive tona po derdhen ujërat të zeza-fekalet e banorëve të fshatit Dujakë. Jemi duke dëmtuar ambientet ku jetojmë e veprojmë dhe tani në shekullin XXI jetojmë me gropa septike. Drejtoria për Buxhet dhe Financa, është e obliguar që të shikojë mundësit e planifikimit për ndarjen e mjeteve për këtë projekt jetësor.
Me mjete buxhetore komunale, me mbështetje të donatorëve, dhe me vetkontributë të fshatarëve mund të ndërtohet një impiant i ujërav të zeza.
Të nderuar, kolegë këshilltarë! Kërkojë edhe nga ju, që me voten e juaj të miratoni kërkesat e banorëve të Rekës së Mirë ku prioritet i jepet ujit të pijës dhe ndërtimin e kanalizimit dhe impiantit.
Ndërsa, në prespektiv të periudhave të ardhshme kërkojë të hartohet edhe Plani rregullues urbanistik edhe të fshatrave të Rekës së Mirë. E kërkonë koha por edhe jeta më bashkohore që kërkojmë ta arrijmë edhe ne po si në perëndim.