Asamblistja Bejta tregon arsyen pse iu bashkua AAK-së

11 nëntor 2018 | 16:16

Asamblistja Fiknete Bejta e cila sot iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka treguar arsyet pse la Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për AAK-në.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” Bejta ka bërë me dije se kontributi i saj politik në Asamblenë Komunale të Prishtinë do të jetë më i plotë me AAK-në.

Postimi i plotë i saj:

Rrugëtimi im politik prej sot do të vazhdoj me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë vendim e kam marrë pas një analize të detajuar e të gjatë.
E kam vlerësuar se kontributi im politik në Asamblenë Komunale të Prishtinë, do të jetë më i plotë me AAK-në, me të cilën me lidhin shumë pikëpamje e qëndrime të përbashkëta. I besoj vizionit për shtetin të kryeministrit Haradinaj.
Njëkohësisht falënderoj kolegët e mi nga LDK-ja, për gjithë punën e përbashkët, për sfidat e përbashkëta, dhe sukseset qe i kemi pasur bashkë dhe besoj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin, edhe pse në familje të ndryshme politike.
Unë do të vazhdoj ta mbrojë interesin e mbështetësve dhe votuesve të mi, pavarësisht se ku do të jem!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka ka vazhduar suksesin e ekipit të xhudos në…