Asamblistja e AAK-së i bashkohet PDK-së në Prishtinë
Asambleistja Arbnora Ajeti nga sot do të jetë pjesë e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës.
Këtë gjë e ka konfirmuar nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili. Ai tha se Ajeti i është bashkuar grupit të PDK-së pasi dha dorëheqje nga AAK-ja.
Njoftimi i plotë i Ismailit:
Mirë se vjen në PDK, Arbnora!
Së bashku me shefin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, sot i uruam mirëseardhje në mesin tonë, ish-asamblistes së AAK-së, Arbnora Ajeti.
Me ardhjen e Arbnores, Grupi i asamblistëve të PDK-së do të rritet nga 9-të në 10-të. Të gjithë prej tyre janë të gatshëm, të vendosur e të përgjegjshëm për t’u angazhuar secilën ditë, që ta shtyjmë përpara projektin tonë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit.
#PrishtinaNaBashkon ka qenë motoja e fushatës tonë zgjedhore – Prishtina na bashkon do të jetë edhe motoja ynë qeverisëse, deri në ndërtimin e një qyteti të gjelbër e digjital.