Asamblistja e ‘Guxo’ aderon në AAK
Asamblistja e partisë ‘Guxo’ në Kuvendin Komunal të Komunës së Suharekës, Festa Kabashi ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vet Kabashi gjatë seancës së sotme në asamblenë komunale.
“Edhe pse në momente të caktuara nuk jam pajtuar me politikat e qeverisë në nivel qendror e në veçanti në fushën e arsimit, dua të pranoj haptas se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje asnjëherë nuk më kanë bërë të ndihem e anashkaluar dhe çdo herë jam ndjerë e barabartë në mesin e tyre. Nga sot rrugëtimin tim politik do ta vazhdoj si këshilltare komunale në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Qytetarë të nderuar, cilit do subjekt politik që i takoni, nevojat dhe kërkesat tuaja të përditshme socio-ekonomike, infrastrukturore e jo vetëm, do të vazhdojë të angazhohem njëjtë që përpos ti prezantojë në asamble të jem edhe hallkë lidhëse për jetësimin dhe zgjidhjen e drejtë të tyre”, ka thënën Festa Kabashi.