Asamblistja e LB-së në Prishtinë i bashkohet AAK-së
27 shkurt 2019
| 11:50
Asamblistja e Lëvizjes për Bashkim (LB) në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bukurije Canolli-Ahmeti, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
“Nga sot, asamblistja e Kuvendit Komunal në Prishtinë, Bukurije Canolli-Ahmeti, do t’i bashkohet rrugëtimit të grupit të asamblistëve të AAK-së në kryeqytet, që së bashku ta fuqizojnë zërin e qytetarëve dhe të kontribuojnë për një qeverisje më të mirë komunale”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/