Asamblistja e LDK-së e bindur në pafajësinë e dy familjarëve të dyshuar për nxitjen e vrasjes së të riut

15 maj 2024 | 21:24

Albiona Tasholli, asambliste e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Lipjanit, ka reaguar pas arrestimit të babait dhe vëllait të saj, Skender dhe Albion Tasholli, të cilët po dyshohen për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”.

Tasholli shprehet e bindur se babai dhe vëllai i saj janë të pafajshëm në këtë rast.

“Edhe pse situata e fundit është shqetësuese, unë jam PLOTËSISHT E BINDUR NË PAFAJSINË E PRINDIT DHE VËLLAUT TIM. Jemi të pastër para Zotit dhe do të dëshmohemi të pafajshëm edhe para ligjit. E vërteta, pa dyshim që do të dalë në dritë. “Ndërkohë që përjetoj presion psikologjik nga mediat me akuza të rreme, betohem se do të vijë dita kur do të ballafaqohem edhe me ju para organeve të drejtësisë!” Gjithsesi, mendoj që nuk duhet të flitet fjala e fundit e para! Sqarimi im i fundit për këtë rast! Po jemi të pafajshëm”, ka shkruar ajo në Facebook.

Skender dhe Albion Tasholli u arrestuan mbrëmë pas një aksioni në rajonin e Prishtinës, si të dyshuar për fajde dhe shtytje në vetëvrasje të një 37-vjeçari në Lipjan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe…