Asamblistja e LDK-së në Prishtinë kalon në AAK

11 nëntor 2018 | 15:53

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka treguar se asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, nga sot është bërë pjesë e AAK-së.

Në profilin e vet në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Bejta ka treguar përkushtim dhe profesionalizëm në angazhimin e saj të deritashëm.

“Kënaqësi ta pranojmë sot, në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës aktivisten dhe asamblisten e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta. Si një ekonomiste e shquar dhe aktive, Fiknetja ka treguar përkushtim dhe profesionalizëm në angazhimin e saj dhe bashkë presim që të avancojmë rolin e Aleancës në Asamblenë e Kryeqytetit, për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.
Mirë se erdhe Fiknete!”, ka shkruar Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bilall Sherifi Opinionit publik i kujtohet se në mars…