Asamblistja e Nismës pret në takim këshilltaren e Limajt dhe deputeten Albulena Balaj-Halimaj

03 nëntor 2018 | 12:55

Valdete Bajrami, këshilltare politike e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës  Albulena Balaj-Halimaj, kanë takuar strukturat e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, ku për angazhimin e kësaj partie  u njoftuan nga asamblistja e Nismës në këtë komunë, Valentina Alijaj.

“Në këtë takim në cilësinë e këshilltares të Kuvendit Komunal të Gjakovës të Nismës Socialdemokrate e njoftova këshilltaren politikë të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, znj. Valdete Bajrami, për aktivitetin dhe rolin e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë. Po ashtu znj. Bajrami e njoftova edhe për trajtimin e temave që ne i diskutojmë në Asamblenë Komunale në Gjakovë, që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune”, ka shkruar Alijaj në llogarinë e saj në “Facebook”. 

Ajo ka treguar se gjatë këtij takimi u konfirmua nga Valdete Bajrami se do ta kenë mbështetjen e vazhdueshme në proceset që presin në Komunën e Gjakovës si këshilltare komunale por edhe në Forumin e Nismës Socialdemokrate të Gruas në Gjakovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), politikologu Bardhyl…