Asamblistja e Nismës, Valentina Alijaj, merr pjesë në tryezën për barazinë gjinore
20 mars 2019
| 16:09
Asamblistja e Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Valentina Alijaj, ka marrë pjesë në tryezën për promovimin e barazisë gjinore në nivel lokal.
“Në kuadër të muajit mars, tryezë diskutimi për promovimin e barazisë gjinore në nivel lokal. Ku u diskutua roli dhe sfidat në mbështetje të barazisë gjinore si dhe barazia gjinore në nivel komunal-buxheti i përgjithshëm gjinor”, ka shkruar Alijaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/