Asamblistja Gashi, qytetarëve të Vushtrrisë: Do të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal
Asambleistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Edona Gashi, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ua ka bërë të ditur qytetarëve vushtrrias se vazhdon të jetë zëri i tyre për të mbrojtur dinjitetin dhe drejtësinë në komunën e Vushtrrisë.
“Po e shkruaj këtë status për të vetmen arsye: Ne jemi zëri juaj në atë kuvend, sepse të tillë na e keni japë besimin!”, ka shkruar ndër tjera asambleistja Gashi.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Unë po vazhdoj t’a ngris zërin për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kuvendin Komunal në Vushtrri; votimet e dyfishta, anulimet e konkurseve në Drejtorinë e Arsimit, punësimet e militantëve të partisë në pushtet e madje madje edhe “mos rehatimi” i tyre me drejtorët komunal (vlen të theksohet që në kohën kur po flasim, ende nuk kemi drejtor të DKA-së në komunën e Vushtrrisë). Krejt kjo e shumë skandale të tjera për shkak të paaftësisë në udhëheqje nga ana e tyre.
Po e shkruaj këtë status për të vetmen arsye:
Ne jemi zëri juaj në atë kuvend, sepse të tillë na e keni japë besimin!
Secili e secila që ka kërkesa, ankesa, sugjerime e informata për shkeljet, parregullsitë, nepotizmin, e gjërat që po bëhen keq, po ju lus që të na shkruani në koment/privat edhe bashkë me juve mos me i leju me ndodhë.
Ju premtoj që secilën seancë që kemi me e mbajtë, kemi me i përmend e me i kritiku pse jo edhe me i këshillu e ndihmu e besa edhe me i ndëshku që nuk i dalin në besë secilit qytetarë të qytetit të Vushtrrisë.
E juaja,
Edona