![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/edona.jpg)
Asamblistja Kryeziu thotë se jo të gjithë mësimdhënësit në Rahovec po i marrin tri pagat pas pensionimit
26 shtator 2023
| 20:56
Kuvendi Komunal i Rahovecit është mbledhur të martën në seancë të re, ku u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve të kësaj komune.
Asamblistja e LDK-së, Edona Kryeziu, ka paraqitur një shqetësim për Drejtorinë e Arsimit.
Ajo ka theksuar se me ligj u takon mësimdhënësve që edhe pas pensionimit t’i marrin edhe tri paga të plota.
Por, sipas Kryeziut, disa nuk po i marrin tri pagat pas pensionimit ashtu siç e thotë ligji.
Në mungesë të drejtorit, ajo ka kërkuar pergjigje nga kryetari Smajl Latifi.
“Kemi informata që dikujt i kompensohen e dikujt jo. Kërkoj nga kryetari se pse po ndodh kjo”, është shprehur Kryeziu.