Asamblistja më e votuar në Vushtrri emërohet drejtoreshë e Administratës
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, para disa javësh, ka emëruar Hava Rruka-Mlinaku, drejtoreshë në Drejtorinë e Administratës Publike të Komunës së Vushtrrisë.
Hava Mlinaku është një personalitete dhe një kuadër e lartë që në vazhdimësi ka treguar suksese të veçanta. Mbi të gjitha, ajo është një nënë e përkushtuar dhe një familjare e kujdesshme.
Në zgjedhjet e fundit, ajo ishte pjesë e listës së PDK-së për Asamble Komunale, zgjedhje në të cilat doli më e votuara në listën e PDK-së, dhe femra me e votuar në Komunën e Vushtrrisë.
Hava Rruka Mlinaku gëzon autoritet të madh te intelektualët. Këtë e dëshmojnë edhe vizitat e bëra asaj me rastin e marrjes së detyrës së re, nga shumë njerëz, në mesin e të cilëve edhe ish-Kryetari i Vushtrrisë, z.Bajram Mulaku, ish-Nënkryetari z. Dibran Perçuku, si dhe Kryetari i Bashkësisë Islame në Vushtrri, z.Shemsi Rrahimi!
Por kush është Hava Rruka Mlinaku?!
Ajo ka kryer shkollën e mesëm në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, ku ishte një ndër nxënëset më të dalluara të gjeneratës. Studimet i ka përfunduar në FSHMN “Hasan Prishtina” në Prishtinë, duke marrë gradën Master në drejtimin: Shkencat Kompjuterike.
Ka një përvojë shumë të suksesshme pune në njërën ndër bankat e vendit me mbi 13 vjet përvojë pune, me ç’rast edhe është shpallur punëtorja më e dalluar në nivel të Kosovës. Bagazhin e saj e pasuron edhe njohja e mirë e gjuhës angleze.
Emërimi i një personaliteti të tillë, në postet drejtuese të Komunës së Vushtrrisë, është shumë e qëlluar, dhe shpresëdhënësie./Epoka e re/.