Asamblistja Mirlinda Dvorani kalon në PDK
Grupi i asamblistëve të PDK-së në Drenas, nga sot, është më i madh edhe për një anëtare.
Asamblistja Mirlinda Dvorani, deri tash pjesëtare e Ddemokratët për Drenasit ka kaluar në PDK.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kjo votë e Dovranit do të jetë vlerë e shtuar në Asamblenë komunale të Komunës së Drenasit.
“Mirë se vjen Mirlindë! Vendimi juaj e fuqizon edhe më tej moton e fitores, Bashkë për Drenasin. Interesi qytetar do të përfaqësohet më së miri me unitetin tonë, bashkëpunimin dhe harmonizimin e mëtejshëm për interesin qytetar, interesin e komunës tonë. Qeverisja jonë lokale do të vazhdojë të jetë shembullore me zbatim të ligjshmërisë, transparencë dhe llogaridhënie. Respekt Mirlindë!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.