Asani dhuron spektakël në Ligën e Kampionëve

17 shtator 2024 | 15:04

Jasir Asani ka dhuruar spektakël në Ligën e Kampionëve të Azisë me një “tripletë” golash. Lojtarit shqiptar i mjaftuan vetëm dy minuta lojë për të gjetur golin e parë.

Në Ligën e Kampionëve të Azisë, në takimin kundër Yokohama Marinos, skuadër japoneze, Asani realizoi golin e parë të ndeshjes me një goditje siç ai din nga distanca me të majtën. Goli i Asanit la pa fjalë edhe ekipin e tij Gwangju që reagoi menjëherë me anë të një statusi në rrjetet sociale: “Pa fjalë”, shkruan klubi korean.

Në fillimin e pjesës së dytë ai realizoi golin e dytë me një tjetër goditje spektakolare me të majtën. Në minutën e 69-të, sulmuesi i Shqipërisë ka dhënë asistim për shokun e skuadrës Mikeltadze i cili e ktheu në gol. Në fundin e ndeshjes Jasiri realizoi golin e tij të tretë duke e mbyllur në mënyrë perfekte ndeshjen me fitoren 7-3.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka injoruar paralajmërimet…