Asani e vazhdon shkëlqimin në Ligën e Kampionëve aziatike
22 tetor 2024
| 14:29
Jasir Asani po vazhdon të shkëlqejë në futbollin aziatik. Reprezentuesi i Shqipërisë ka qenë protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gwangju FC, i cili e mposhti skuadrën Johor Darul Ta’zim FC me rezultat 3-1. Ishte pikërisht Asani që ia solli fitoren ekipit jug-korean në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut i shënoi dy gola të shpejtë në fillim të takimit, respektivisht në minutat 3 dhe 6 për ta bërë ekipin e tij lider në grup në Lindje me tri fitore nga po aq ndeshje. Ai arriti në kuotën e gjashtë golave në Championsin aziatik në tri ndeshje të zhvilluara, statistika këto impresionuese, ndërsa e ka edhe një asistim.