Asani në formacionin e javës në K-League

06 mars 2025 | 13:17

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros tretë në kampionatin e Koresë së Jugut. Asani shkëlqeu në ndeshjen e fundit, duke i siguruar fitoren ekipit të tij, Gwangju me përmbysje të rezultatit.

Gwangju triumfoi 2:1 ndaj FC Anyang, ndërsa Asani shënoi të dy golat për vendasit që pas tri xhirove kanë tubuara 5 pikë në K-League.

Asani është vlerësuar për paraqitjen e tij me notën 8.3 për t’u përfshirë në formacionin e javës. Në 11 ndeshje të luajtura në të gjitha garat deri më tani, 29-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 1 asistim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Norvegjez Nobel ka njoftuar se numri i nominimeve për…