
Asani: Nuk flija prej dy ditësh, e kisha në mendje këtë ndeshje
12 mars 2025
| 16:13
Jasir Asani ishte heroi i Gwangju sot në Championsin e Azisë. Dy golat e tij me të majtën i dhanë kualifikimin e “çmendur” skuadrës koreane, kundër Visel Kobe.
Anësori i Kombëtares realizoi një super gol në minutën e 118-të. Asani foli pas ndeshjes ku ishte lojtari më i spikatur.
“Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje. Ishte e vështirë dhe për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, u shpreh Asani.