Asani shënon përsëri në Ligën e Kampioneve të Azisë
Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampioneve të Azisë, duke qenë që tani një nga emrat më të spikatur të këtij turneu. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, pasi shënoi 3 gola në ndeshjen e parë historike të Guangju në këtë turne, ka gjetur edhe sot rrugën e rrjetës.
Në ndeshjen ndaj japonezëve të Kavasaki frontale në transfertë, Asani i dha avantazhin Guangju në minutën e 21-të të takimit. Ai transformoi me saktësi një penallti, duke çuar sferën në rrjetë për të kaluar para skuadrën e tij në një sfidë ndaj një prej ekipeve me traditë ndërkombëtare që luan rregullisht në këtë turne.
Për Asanin ky ishte goli i katërt në Ligën e Kampioneve të Azisë, duke u bërë menjëherë golashënuesi më i mirë i këtij edicioni dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha jo vetëm në Azi, por edhe në Evropë, ku ai pret të kthehet vitin e ardhshëm.