
Asani shkëlqen me dy gola në Championsin aziatik
12 mars 2025
| 14:56
Jasir Asani ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Gëangju në Ligën e Kampioneve të Azisë ndaj Vissel Kobe. Koha e rregullt u mbyll me fitoren 2-0 të Gëangju, me Jasir Asanin që realizoi të dytin e ndeshjes me penallti në minutën e 85-të.
Megjithatë, shqiptari i mahniti të gjithë me një “perlë” te realizuar në minutën e 118-të. Asani lëshoi një gjuajtje të bukur na jashtë zone dhe e ndali në këndin më të lartë të portës.
Një supergol i shqiptarit, që i siguroi kualifikimin Gwangju dhe bëri që të shpërthejë festa e madhe në stadium. Asani duket në formë të jashtëzakonshme, në prag të grumbullimit me Shqipërinë, për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës.