Asfalti në zero gradë, Durmishi: Po asfaltohet ura te Liqeni i Badocit

30 dhjetor 2024 | 18:15

Pas dy vitesh bllokim dhe pritjeje, ura mbi liqenin e Badocit më në fund ka marrë shtresën e saj të asfaltit, edhe pse temperaturat janë afër zeros. Qeverisë iu desh pothuajse gjysma e mandatit për përfundimin e projektit, ndërsa sinjalizimi horizontal dhe vertikal janë në proces për të hapur urën për qarkullim së shpejti.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi sot në Facebook se “është vendosur shtresa e asfaltit në urën në Badoc”.

“Ka filluar vendosja e sinjalizimit vertikal dhe posa të përfundoj edhe sinjalizimi horizontal ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve”, shkroi ai në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer sërish qindra të burgosur, nën…