Asfaltohen disa rrugë në Balloc të Podujevës
15 nëntor 2020
| 15:19
Në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në Komunën e Podujevës është duke u realizuar projekti i asfaltimit të disa rrugëve në fshatin Balloc.
Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka vizituar Ballocin ku ka inspektuar punimet e asfaltimit të rrugëve, me qëllim që ato të kryhen në mënyrë cilësore dhe të respektohen parametrat e paraparë sipas projektit.
Gjatësia e rrugëve që janë asfaltuar në këtë fshat është 1.2 km.