Asfaltohen disa rrugë në Letanc

18 gusht 2021 | 14:36

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, përuruan asfaltimin e disa rrugicave në fshatin Letanc.

Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur me realizimin e këtyre projekteve dhe me cilësinë e punimeve infrastrukturore që po zhvillohen gjithandej komunës sonë.

“Dinamika e punës po ecën mirë, dhe cilësia e punimeve është e kënaqshme. Do të vazhdojmë me projekte infrastrukturore të cilat do të përmirësojnë direkt jetën e qytetarëve tanë.
Vazhdojmë me punë të mira!” tha kryetari Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua i ka habitur të gjithë me deklaratën e…