Asfaltohen dy rrugë në Bubavec të Malishevës

28 gusht 2020 | 16:07

Edhe në fshat Bubavec të Komunës së Malishevës, sot janë asfaltuar dy rrugë të reja.

Asfaltimi i këtyre rrugëve është pjesë e investimeve të komunës në infrastrukturën rrugore dhe pjesë e realizmit të planifikimeve në realizimin e projekteve kapitale.

Në asfaltimin e rrugëve ishin të pranishëm, anëtari i Kuvendit të Komunës së Malishevës, nga fshati Bubavec, Sylë Dukolli dhe shefi i njësisë së prokurimit në Malishevë, Nuhi Shala, të cilët kanë parë nga afër rregullimin e plotë të këtyre rrugëve dhe zbatimin e kontratës për rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve në Bubavec.

Anëtari i KK të Malishevës, Sylë Dukolli, ka shprehur kënaqësinë e tij për realizimin e këtij projekti në Bubavec, pjesë e listës për investime kapitale, të miratuara në Kuvendin e Komunës.

“I uroj të gjithë bashkëvendësit e mi për këto rrugë dhe i siguroj të gjithë, që do të angazhohem dhe do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve, për realizimin e kërkesave të tyre”, tha Dukolli.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teuta, Kukësi e Laçi iu gëzuan një ditë më parë…