Asfaltohen dymbëdhjetë rrugë në Drenoc të Malishevës
27 korrik 2021
| 14:09
Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e komunës së Malishevës dhe në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, krahas investimeve në vendbanimet tjera, kanë filluar dhe po asfaltohen edhe dymbëdhjetë rrugë në fshatin Drenoc.
Për të parë nga afër asfaltimin e rrugëve, të martën këtë fshat e kanë vizituar nënkryetari i komunës së Malishevës,
Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina. Këto rrugë në Drenoc dhe shumë të tjera në fshatrat e komunës së Malishevës, janë duke u asfaltuar nga buxheti i komunës.