Asfaltohen edhe dy rrugë në Pagarushë
Në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës janë asfaltuar dy rrugë në dy lagje të ndryshme, të cilat lidhin lagjet me rrugën kryesore dhe me pjesën tjetër të fshatit.
Asfaltimin e këtyre rrugëve nga afër e ka përcjell edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe nënkryetari Hajdin Berisha.
Begaj ka thënë se rregullimi i infrastrukturës rrugore siguron lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Ne jemi duke investuar në infrastrukturën e Komunës së Malishevës me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë, përfshi edhe sigurimin e lëvizjes së lehtë të qytetarëve në të gjitha vendbanimet”, ka thënë Begaj.
Ndonëse Pagarusha është një vendbanim shumë i shpërndarë, me lagësi të mëdha ndërmjet lagjeve, infrastruktura rrugore pothuajse është kompletuar, sidomos në rrugët kryesore që lidhin lagjet me rrugën kryesore dhe lëvizja e banorëve është lehtësuar.