
Asfaltohen rrugë në Dumnicë të Poshtme në Podujevë
29 korrik 2021
| 17:19
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit, Bujar Hasani, sot kanë përuruar asfaltimin e disa prej rrugëve në fshatin Dumnicë të Poshtme dhe në rrugën “Fitorja”.
Bulliqi i ka uruar banorët, duke theksuar se ndjehet i lumtur që përmes këtyre projekteve po ua lehtësojnë qarkullimin qytetarëve tanë.
Ndërtimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i kushteve të jetës për qytetarët e komunës së Podujevës është dhe do të mbetet prioritet.