Asfaltohen rrugët në Likoc dhe Polac të Skenderajt
17 maj 2018
| 16:16
Të enjten ka filluar asfaltimi i rrugëve në lagjen “Hasani” në Likoc dhe asfaltimi i rrugëve lokale në Polac të Skenderajt.
I pranishëm gjatë asfaltimit të këtyre rrugëve ishte kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti si dhe asamblisti që përfaqëson banorët e kësaj pjese, Qazim Xani.
Jashari ka përgëzuar banorët e kësaj ane për asfaltimin e rrugëve, duke theksuar se mbetën të përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Gjatë asfaltimit të rrugëve lokale në Polac është bërë edhe rregullimi i rrugës për të varrezat.