![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/gjilan.jpg)
Asfaltohen tetë rrugë në fshatin Haxhaj të Gjilanit
16 nëntor 2022
| 13:47
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, ka vizituar punimet e asfaltimit të rrugëve në Haxhaj.
Kryetari Hyseni ka bërë me dije se janë asfaltuar tetë rrugë, në kuadër të projektit i cili kap vlerën e 111 mijë euro.
“Punimet në asfaltimin e rrugëve po përfundojnë edhe në fshatin Haxhaj. Tetë rrugë janë asfaltuar, duke realizuar kështu projektin i cili arrin shumën mbi 111 mijë euro. Infrastrukturën po e ndërtojmë edhe në fshatra!”, ka thënë Hyseni.