Asfaltohet dy rrugë në Pemishtë të Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se janë asfaltuar dy rrugë në fshatin Pemishtë të kësaj komune.
Jashari ka thënë se prioritet i qeverisjes se tij mbetet kompletimi i infrastrukturës rrugore.
“Prej më shumë se 19 vitesh pa asnjë ndërhyrje deri më tani, dhe duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, për rregullim të infrastrukturës rrugore brenda territorit të komunës sonë, këto ditë kemi përfunduar me sukses projektin e asfaltimit të segmenteve rrugore në fshatin Pemishtë, më saktësisht janë asfaltuar rrugët ‘Murat Loshi’ dhe ‘Muhamet Loshi’, në gjatësi të përgjithshme prej 1 720 metra. Qeveria ime ka në prioritet kompletimin e tërësishëm të rrjetit rrugor brenda vijave kufizuese të Komunës së Skenderajt, ku secili qytetar, secili fshat do të trajtohet dinjitetshëm, nëpërmjet investimeve kapitale dhe projekteve zhvillimore. Përgëzime për banorët e lagjes ‘Loshi’!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/