Asfaltohet rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë
29 prill 2018
| 17:07
Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Fehmi Lladrovci” në komunën e Prishtinës. Kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka falënderuar kompaninë për asfaltimin e kësaj rruge në një afat rekord.
“Falënderojmë kompaninë që gjatë javës ka punuar në mbrëmje dhe po e asfalton të dielën me ndikim minimal në jetën e qytetarëve”, ka deklaruar Ahmeti. Asfaltimi i rrugës “Fehmi Lladrovci” ka përfunduar dy javë para kohe.