Asfaltohet rruga ‘Gabrricë-Duraj’ në Kaçanik
10 shtator 2018
| 15:15
Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, është asfaltuar rruga “Gabrricë-Duraj”, investim ky i Komunës së Kaçanikut.
Sipas menaxherit të projektit, Valmir Krasniqi, gjatësia e rrugës së asfaltuar është 995 metra, ndërsa gjerësia 5 metra.
Sipas tij, kjo rrugë ka kushtuar 36 mijë 695 euro. Asfaltimi i kësaj rruge do të krijojë lidhje në mes të fshatrave Gabrricë-Bajnicë dhe njëkohësisht do të krijojë lehtësira qarkullimi për banorët e kësaj ane.
/Epoka e re/