Asfaltohet rruga ‘Gursel e Bajram Sylejmani’ në Ferizaj
Komuna e Ferizajt ka bërë asfaltimin e rrugës “Gursel e Bajram Sylejmani”, e cila ka qenë në gjendje të keqe.
Kjo komunë ka bërë me dije se ndonëse janë përballur me rezistencën e disa banorëve, kryesisht uzurpatorë të pronës publike që kanë vonuar kohën e realizimit të këtij projekti, pas rregullimit përfundimtar të infrastrukturës nëntokësore, rregullimin e ndriçimit publik dhe nyejve të tjera, të hënën është asfaltuar edhe shtresa e parë e këtij segmenti rrugor, vital për qarkullimin ndërurban.
Për të përcjellë nga afër punimet ka dalë edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtorë. Ai ka thënë se ky investim po nis përfundimin e një bezdie që qytetarëve dhe bizneseve në këtë zonë i pati vështirësuar veprimtarinë dhe qarkullimin e përditshëm.
Komunës së Ferizajt kjo rrugë i ka kushtuar rreth 430 mijë euro.
/Epoka e re/