Asfaltohet rruga ‘Hakif Zejnullahu’
24 nëntor 2023
| 16:36
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi kanë përcjell nga afër asfaltimin e rrugës ‘Hakif Zejnullahu’, e cila po rigjenerohet tërësisht me asfaltim të ri, ndërtim të trotuareve, shtegun për biçiklistë, gjelbërim, ndriçim, trotuar për persona të verbër.
Vlera e projektit është rreth 350 mijë euro, me gjatësi 940metra.
Kryetari Bulliqi i ka uruar banorët e kësaj zone për realizimin e këtij projekti, si dhe i ka uruar edhe qytetarët e zonave përreth që shfrytëzojnë këtë segment të rëndësishëm rrugor për qarkullim.