Asfaltohet rruga “Kosharja” në Suharekë

01 shtator 2019 | 15:21

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se është asfaltuar rruga “Kosharja” në këtë komunë, e cila lidh fshatin Gelancë me rrugën kryesore Suharekë-Prizren.

Muharremaj, i cili ka inspektuar punimet në asfaltimin e kësaj rruge ka thënë se zhvillimi i infrastrukturës do të vazhdojë në të gjithë territorin e Suharekës.

“Sot u bë asfaltimi i rrugës ‘Kosharja’, e cila do ta lidhë fshatin Gelancë me rrugën kryesore Suharekë – Prizren. Zhvillimi i infrastrukturës vazhdon në gjithë territorin e Komunës së Suharekës”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në orën 20:00 do të nis faza e dytë…