Asfaltohet rruga në lagjen Bujupi të fshatit Arllat në Drenas

28 korrik 2021 | 15:09

Në kuadër të planit për realizimin e projekteve infrastrukturore për vitin 2021, Drejtoria e Infrastrukturës Lokale në komunën e Drenasit, është duke vazhduar në realizimin e tyre në vendbanime për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Drejtori i Infrastrukturës Lokale, Endrit Gllareva, së bashku me anëtarin e Kuvendit, Burim Bujupi dhe banorë të fshatit Arllat, të mërkurën kanë mbikëqyrur punimet e asfaltimit të rrugë në lagjen Bujupi të fshatit Arllat, ku kjo rrugë është asfaltuar sipas planit të paraparë.

Drejtori Gllareva, ka vlerësuar realizimin e këtij projekti si një rendësi e veçantë për banorët e lagjes Bujupi në Arllat dhe ka shtuar se gjatë këtij viti do të asfaltohen edhe rrugica tjera në lagjen e Xhamisë dhe në lagjen Bytyqi.

Asfaltimi i rrugës në lagjen Bujupi është i gjatësisë mbi 930 metra, ndërsa shumë shpejt pritet të fillon asfaltimi i rrugëve edhe në lagjen e Xhamisë dhe ne lagjen Bytyqi.

Ky është vetëm njëri nga disa projektet e realizuara në vendbanime, gjatë këtij viti do të vazhdojnë edhe projekte të tjera për të mirën e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…