Asfaltohet rruga në lagjen e Shasivarëve në Gjilan
Është asfaltuar rruga në Lagjen e Shasivarëve të Bresalcit të Gjilanit, program ky në të cilin është inkorporuar edhe rrjeti i ujësjellësit, kanalizimi fekal e atmosferik dhe ndriçimi publik.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka vizituar nga afër punimet, ka thënë se Lagjja e Shasivarëve po bëhet vendbanim tipik ku mbyllen të gjitha projektet infrastrukturore.
Ai ka theksuar se ky model do të shtrihet në çdo fshat dhe vendbanim të komunës së Gjilanit drejt përmbylljes së nevojave infrastrukturore në parimin e qasjes së barabartë.
Haziri ka falënderuar banorët për durimin që e kanë pasur, derisa konfirmoi se shtrati i lumit është i fundit, i cili është paraparë të zgjidhet në kuadër të kolektorëve të ujërave të zeza.
Në emër të lagjes së Shasivarëve ka folur Haki Uruqi, i cili është person me aftësi të kufizuara, duke e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen në realizimin e projekteve infrastrukturore atje dhe krijimin e qasjes së barabartë për të gjithë.
Në emër të banorëve të Bresalcit ka folur Bardhyl Syla, drejtor i Administratës, i cili ka shprehur mirënjohjen për kryetarin e Gjilanit për implementimin e programeve infrastrukturore atje.
Ndryshe, ky projekt kap vlerën e investimeve mbi 50 mijë euro.
(Q.R / Epoka e re)