Asfaltohet rruga Obiliq-Plemetin-Prilluzhë
09 korrik 2019
| 13:34
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ka inspektuar nga afër asfaltimin e rrugës R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë.
Ministri Lekaj ka thënë se kjo rrugë lidhë komunat e komunitetet mes vete dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të Obiliqit e Vushtrrisë.
Ai ka ritheksuar përkushtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, që krahas zhvillimit të projekteve të reja, të mirëmbajnë në vazhdimësi rrugët ekzistuese.
Rruga R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë, ka gjatësi prej tri kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.
/Epoka e re/