Asfaltohet rruga që lidh fshatin Sallabajë me Lupçin e Poshtëm
03 prill 2019
| 17:51
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë me dije se është asfaltuar segmenti i rrugës në “Bukurdoll”, i cili lidh fshatin Sallabajë me Lupçin e Poshtëm.
“Kjo rrugë në një gjatësi prej 600 metra, përveç që mundëson qarkullimin mes këtyre fshatrave, shërben edhe si lidhje e rrugës alternative në rastet e bllokimit të magjistrales Prishtinë-Podujevë, në segmentin rrugor nga Vranidolli deri në Lluzhan”, ka shkuar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/