Asfaltohet rruga ‘Richard Holbrooke’ në kryeqytet
09 dhjetor 2018
| 16:49
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është asfaltuar rruga “Richard Holbrooke” në kryeqytet. Sipas kësaj komune, kjo rrugë do ta lirojë dukshëm hyrjen e Prishtinës në drejtim të magjistrales së Gjilanit.
“Asfaltimi i rrugës ‘Richard Holbrooke’, do ta lirojë dukshëm trafikun në hyrje të Prishtinës, tek magjistralja kah Gjilani. Kjo rrugë është e gjatë 780 metra, me gjerësi në segmentin e parë 10.5 metra, kurse në të dytin 9 metra”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.