Asfaltohet rruga Samadrexhë-Nadakoc
30 korrik 2019
| 15:42
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ndoqi nga afër asfaltimin e rrugës magjistrale Samadrexhë-Nadakoc, komuna e Vushtrrisë.
Banorët e kësaj ane e falënderuan ministrin Lekaj për asfaltimin e kësaj rruge me rëndësi për ta, rehabilitimi i së cilës ka qenë nevojë e kamotshme.
Kjo rrugë është e gjatë afër dy kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.
/Epoka e re/