Asfaltohet rruga te ‘Tranziti i vjetër’ në Prizren
03 shtator 2018
| 18:01
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se ka filluar asfaltimi i rrugës “Tranziti i vjetër”, përkatësisht prej hyrjes “Prizren veri” deri në Lubizhdë.
“Këto ditë Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar me asfaltimin e rrugës ‘tranziti i vjetër’, përkatësisht prej hyrjes ‘Prizren veri’ e deri në Lubizhdë. Kjo pjesë e rrugës ka qenë e amortizuar tërësisht dhe ka pasur denivelizime, gjë që ka shkaktuar mbledhje të ujërave dhe aksidente në trafik. Me intervenimet e fundit do të evitohen këto defekte në rrugë. Projekti po zhvillohet në tri faza dhe pritet të përfundojë brenda dhjetë ditësh”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/