Asfaltohet rruga “Zenun Beqa” në Ferizaj

02 korrik 2019 | 13:59

Komuna e Ferizajt në kuadër të projekteve infrastrukturore ka bërë asfaltimin e rrugës “Zenun Beqa” në Lagjen e Re të kësaj komune.

Kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për banorët e asaj ane pasi lidhë ketë zonë të qytetit me rrugët kryesore, konkretisht rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

Për të parë nga afër punimet në këtë rrugë ka dalë drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi, i cili ka theksuar se kjo rrugë është bashkëfinancuar me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. “Vlera e kontratës se këtij projekti është rreth 133 000 euro e nënshkruar me operatorin ekonomik, sot po asfaltojmë shtresën e parë të rrugës ‘Zenun Beqa’ dhe ditëve në vijim do të asfaltohet edhe shtresa e dytë”, ka thënë ai, duke shtuar se nga MAPL-ja kanë siguruar 77 mijë euro.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 21 mijë lëndë të papërfunduara janë grumbulluar në sirtarët…