Asgjësohen më shumë së 200 kilogramë mish të prishur në Skenderaj

21 qershor 2019 | 14:35

Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se në kuadër të  aktiviteteve të Drejtorisë së Inspektoratit, për kontrolle të produkteve ushqimore në marketet dhe dyqanet e kësaj komune,  ditë më parë inspektorët e kësaj drejtorie kanë bërë inspektim në një nga qendrat tregtare në qytet, ku kanë gjetur 184 kilogramë mish viçi të prishur në vlerë prej 1 mijë e 199 euro, si dhe 43 kilogramë mish pule të prishur.

Sipas raportit të inspektorëve, sasia e mishit është gjetur tek Qendra Tregtare “Arjeta”, nga e cila është sekuestruar dhe është dërguar në vendin e sigurt ku edhe është asgjësuar.

“Inspektorati i komunës ka ndërmarrë masa konkrete ndaj rastit në fjalë, duke e gjobitur biznesin, konform dispozitave ligjore. Komuna e Skenderajt nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që qytetarëve t’u servohen produkte që përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre. Për të arritur këtë, kërkohet të bashkëpunohet ngushtë me qytetarët tanë, andaj Komuna e Skenderajt u bën thirrje të gjithëve të paraqesin tek organet kompetente çdo rast dyshimi të produkteve të prishura ushqimore apo me afat të skaduar”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makina Ferrari me të cilën Michael Schumacher dominoi botërorin e…