Asgjësohen rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis në Fushë-Kosovë

24 korrik 2021 | 09:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka asgjësuar rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis në fshatin Miradi e Ulët në Fushë-Kosovë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 18:00.

“Njësiti policor ka dalë në një lokacion pasi kishin informatë se aty janë mbjellë bimë narkotike. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur se kishte të mbjella rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis. Bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 19 raste të…