Asgjësohet ngarkesa prej 26 ton mish të refuzuar për import
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se kanë asgjësuar ngarkesën prej 26 ton mish të refuzuar për import.
AUV bën të ditur se asgjësimi u bë në deponin e mbeturinave në Mirash të Obiliqit.
“Ngarkesa e cila ishte refuzuar më datë 23 Korrik, për shkak të mosruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit. Në pamundësi të kthimit në vendin e origjinës. Operatori ekonomik ka paraqitur kërkesë për asgjësimin e mallit. Duke respektuar procedurat AUV pranon kërkesën për asgjësim. Ngarkesa e bllombuar dhe nën kontroll të autoriteteve është sjell nga porti i Durrësit në Prishtinë. E njëjta direkt përmes kompanisë se licencuar të mbeturinave është shkatërruar dhe asgjësuar në deponin e mbeturinave në Mirash Obiliq”, bëhet e ditur në njoftim.
Më tej theksohet se asgjësimi është realizuar duke u respektuar kushtet për shkatërrim të mallrave në vend-lokacion të caktuar për mbeturina.
Po ashtu bëhet e ditur se i gjithë procesi është zhvilluar me prezencën e zyrtarëve shtetërorë.