ASH-ja në mbrojtje të Artan Grubit: Djegia e veturës, akt vandal dhe huliganesk!
22 korrik 2023
| 23:18
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër aktin vandal dhe të patolerueshëm të djegies së veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi.
Veprimet e këtilla huliganeske janë të patolerueshme në një vend dhe shoqëri demokratike. Ju bëjmë thirje autoriteteve të rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të zbulojnë autorët.
Përtej dallimeve dhe mospajtimeve politike, të gjitha subjektet dhe institucionet duhet të dënojnë aktet e këtilla, ndërsa rendi dhe siguria duhet të garantohen për çdo qytetarë.
Kërcënimet dhe sulmet e këtilla vandale paraqesin rrezik për gjithë shoqërinë dhe si të tilla duhet të dënohen dhe luftohen nga të gjithë, pa dallim.