AShAK-u boton në shqip dokumentet e GjND-së për Kosovën
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka paraqitur botimin “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) për Kosovën”, rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Me këtë rast, akademikët kanë thënë se institucionet shtetërore nuk e kanë bërë këtë punë, duke botuar dokumentet e këtij procesi.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja, ka folur për rëndësinë e këtij procesi.
Ai ka thënë ka se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i dimensionoj politikat e saj dhe ta mbështet shtetin e pavarur të Kosovës.
“Jemi këtu për të promovuar dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për Kosovën. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara më 22 gusht publikoi opinionin e këshillit lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës që ishte përgjigje në Hagë. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i dimensionoj politikat e saj ta mbështet shtetin e pavarur të Kosovës. Kosovës që nga ’99-ta janë mbrojtur vlerat evropiane të prizmit të së drejtës, vlera të cilat po kërcënohen sërish. Kosova ishte dhe po vazhdon të jetë më anën e drejtë të historisë”, ka thënë Kraja.
Ndërsa anëtari i AShAK-ut, profesor Arsim Bajrami, këtë proces e ka quajtur më të rëndësishmin për Kosovën pash shpalljes së pavarësisë.
Kurse profesori Sabri Hamiti, ka thënë se çështja e drejtësisë sot e asaj dite nuk është zgjidhur ende.
Në anën tjetër, Gjyljeta Mushkolaj, sekretare e seksionit të shkencave, ka thënë se ky botim në gjuhën shqipe, është mënyra e vetme që të ketë mundësi opinioni publik të vetëdijesohet për këtë fitore kaq të madhe.