AShAK-u të mërkurën mban mbledhje komemorative në nderim të Ismail Kadaresë
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
ASHAK ka njoftuar se do të mbahet akademi përkujtimore më 3 korrik.
“Të mërkurën, më 3 korrik 2024 në orën 11, në ambientet e Akademisë mbahet mbledhje komemorative në respekt të veprës së Kadaresë”.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e trishtuar se sot është ndarë nga jeta shkrimtari Ismail Kadare, emblema e letërsisë bashkëkohore shqipe, njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të njohur të letërsisë evropiane, kandidat i shumëfishtë për çmimin ‘Nobel’ dhe fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare, vepra e të cilit është përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të botës”, është thënë në njoftimin e ASHAK-ut për vdekjen e Kadaresë.