Ashley Graham publikon portretin familjar
06 shkurt 2020
| 11:21
Ashley Graham ka pak ditë që është bërë nënë për herë të parë. Modeluesja e njohur dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin morën epitetin prindër.
Ashley vendosi që ta prezantojë edhe me ndjekësit vogëlushin e sapolindur, duke publikuar një portret të ëmbël familjar.
Modeluesja njoftoi se vogëlushin e kanë pagëzuar Isaac, ndërsa shprehet e lumtur që ka pranë atë dhe partnerin.