Ashley Young vazhdon kontratën me Aston Villan
04 korrik 2022
| 14:03
Ashley Young ka nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare me Aston Villa.
Lajmin e ka konfirmuar klubi anglez me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.
Ai do të qëndrojë te Aston Villa deri në qershor të vitit 2023.
“Ambicia e klubit, stafit dhe trajnerit ndikuan që të vazhdoj edhe më tej”, ishin fjalët e Young.
36-vjeçari i është bashkuar ekipit anglez nga Interi vitin e kaluar.
Aston Villa is pleased to announce @Youngy18 has signed a new one-year contract. ✍️
— Aston Villa (@AVFCOfficial) July 4, 2022